Shtëpia / Aktualitet / AKEP: Abacus dhe Telemetrix, të paregjistruara për shërbime elektronike

AKEP: Abacus dhe Telemetrix, të paregjistruara për shërbime elektronike

Pas kësaj përgjigjeje, Fiks Fare u interesua pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Sipas saj, “Telemetrix” dhe “Abacus” nuk janë të regjistruara në AKEP për ofrim rrjetesh apo shërbimesh të komunikimeve elektronike. “Në lidhje me përmbajtjet e komunikimeve elektronike, sqarojmë që AKEP nuk ka kompetencë për trajtimin e tyre. Lidhur me pajisjet, AKEP nuk i kontrollon këto pajisje” thuhet në përgjigje.

Fiks Fare iu drejtua edhe Autoritetit të Konkurrencës, si organ i cili vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg. Autoriteti na ktheu përgjigje se “ju informojmë se Autoriteti i Konkurrencës vlerësoi ankesën tuaj duke kërkuar informacion edhe pranë institucioneve të tjera publike”.

 

Në fakt, “Fiks Fare” nuk është ankues, por iu drejtua Autoritetit të Konkurrencës për informacion, në bazë të ligjit për “të drejtën e Informimit” dhe “Kushtetutës”. Sipas saj, Autoriteti i Konkurencës tha se i ka dërguar një kërkesë Autoritetit të Mediave Audiovizive. “AMA ka informuar se nuk disponon një listë të shoqërive që ushtrojnë aktivitet në tregun e matjes së shikueshmërisë/audiencës, pasi këto të fundit nuk monitorohen apo kontrollohen nga autoriteti si dhe nuk ka informacion mbi pjesën e tregut të shoqërive që kryejnë matje audience apo fushën e tyre të veprimit, funksionimin e sistemit të matjes së audiencës dhe instrumentet për matjen e audiencës. Procesi matjes nuk rregullohet në mënyrë eksplicite”.

Të gjitha institucionet “ngrenë duart” para këtij skandali, ku kompani fantazmë, me shpenzime minimale, kontrollojnë audiencën e kompanive me mijëra punonjës dhe që qarkullojnë miliona euro paga, investime dhe të ardhura nga reklama. Në fund, Autoriteti i Konkurrencës pohon se “Komisioni i Konkurrencës, shqyrtoi ankesën tuaj dhe konkludoi se ankesa juaj nuk është objekt i nenit 8 dhe 9 të ligjit dhe për pasojë nuk jemi para kushteve të zbatueshmërisë të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Në shkelje të ligjit për “të drejtën e informimit” dhe “Kushtetutës”, autoriteti e përcakton sërish “Fiks Fare” si ankues, kur në fakt, emisioni investigativ vetëm kërkoi informacion. Megjithatë, ky autoritet “mbylli sytë” para fakteve që ne transmetuam se kompania “Telemetrix” po dëmton rëndë konkurrencën për matjen e audiencës!

Shiko dhe këto

Disa grabitje në jug të vendit, “skifterat” bëjnë kërdinë

Me ardhjen e pushimeve dhe rritjen e numrit të turistëve duket se edhe “skifterat” kanë …