Shtëpia / Sport / Partizani merr një pikë, Karabak “ngec” në Tiranë

Partizani merr një pikë, Karabak “ngec” në Tiranë

Partizani e mbylli me rrjeta të paprekura përballjen e parë në Ligën e kampioneve ndaj Karabakut, në raundin e parë kualifikues. Ndaj një rivali të vështirë si kampionët e Azerbajxhanit, “demat e kuq” rezistuan e madje rrezikuan të fitojnë në stadiumin “Selman Stërmasi“.

Në minutën e 20 skuadra mike goditi tranversën me Ozoviç ndërsa në skajin tjetër Mensah dhe Asani ishin larg objektivit në tentativat e vakëta. Rastin ideal për të prishur ekuilibrat, Partizani e kishte pas pushimit.

Fillimisht Çinari provoi të kalojë ekipin në epërsi me një goditje me kokë ndërsa në zhvillimet e ofensivës, në një rivënie këndore, vetëm tranversa i mohoi golin Belicës. Ndeshja e kthimit mes kampionëve të Shqipërisë dhe Karabakut do të zhvillohet në 17 Korrik në Baku’.

Shiko dhe këto

Barazon Andora, Vales i shpëton mbrojtjes dhe mposht portierin Etrit Berisha

Avantazhi i Shqipërisë ka qenë vetëm 12 minuta, sepse Andora barazoi me një gol të …