Shtëpia / Sport / Një tjetër shqiptar drejt Italisë, mbrojtësi i U-21 firmos për 3 sezone me Lazion

Një tjetër shqiptar drejt Italisë, mbrojtësi i U-21 firmos për 3 sezone me Lazion

Një tjetër futbollist shqiptarë i shtohet klubit të kryeqytetit italian, Lazios. Mbrojtësi, Sergio Kalaj do të jetë lojtar i bardhekaltërve të paktën edhe në 3 sezonet e ardhshme.

Talenti nga Malësia e Madhe firmosi kontratën si profesionist pas eksperiencës mjaft pozitive me ekipin e të rinjve. Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e kryeqytetasve për t’i ofruar atij një kontratë si profesionist. Kalaj është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21, me të cilën ka treguar një formë të kënaqshme.

Natyrisht në këtë lëvizje rol kryesor ka edhe Igli Tare. Drejtori Sportiv i Lazios vijon traditën e viteve të fundit, duke përfshirë shqiptarë në planet e tij.

Pas Lorik Canës dhe Etrit Berishës, ish-bomberi i kombëtares ka ofruar në ekip emra si Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, për të treguar se është një drejtor që përveçse egos së tij për të fituar kërkon që të shtojë pigmentin kuqezi në Europë.

Shiko dhe këto

Zbulohet formacioni, ja lojtarët që do sfidojnë Andorën në “Elbasan Arena” (LISTA)

Trajneri Edi Reja ka bërë disa ndryshime, duke lënë titullarë të rëndësishëm jashtë formacionit, kjo …