Shtëpia / Aktualitet / Grida në superformë, Dhurata s’ndërron pantallonat – çfarë s’u pa nga mbledhja e PD (Foto

Grida në superformë, Dhurata s’ndërron pantallonat – çfarë s’u pa nga mbledhja e PD (Foto

Pasditen e sotme, në seliën e Partisë Demokratike u mblodh Kryesia, teksa Lulzim Basha me tone të ashpra iu kundërpërgjigj Edi Ramës duke thënë se kreu i PS u ka shpallur luftë demokratëve dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje u vendos edhe 21 qershori si data e protestës së radhës, por përveç vendimeve të rëndësishme politike ishte “parakalimi” i deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të Kryesisë ai që rrëmben vëmendje.

Si gjithmonë sytë kanë shkuar te Grida Duma, performanca e së cilës nuk zhgënjen asnjëherë. Edhe pse e veshur serioze, ish-deputetja është si gjithmonë sharmante dhe tepër në formë.

Ajo që ka zhgënjyer me look-n është Dhurata Çupi.

Ish-deputetja e Dibrës duket sikur ka një garderobë të vakët, pasi mban veshur të njëjtat pantallona me ngjyrë jeshile, që kishte veshur edhe në mbledhjen e 4 ditëve më parë.

Foto në mbledhjen e 4 ditëve më parë

Me të vetmin ndryshim që këtë herë shoqërohej nga Xhelal Mziu dhe jo nga Gert Bogdani.

Shiko dhe këto

Përqafime dhe lot, familjarët përcjellin me dhimbje ushtarakët drejt Afganistanit (Foto)

Një grup ushtarakësh shqiptarë janë nisur drejt Afganistanit për të kryer misionin e tyre paqeruajtës, …