Shtëpia / Aktualitet / Gazetari zbulon “të fortin” e Peshkopisë që u kap sot bashkë me Çapjat (EMRI)

Gazetari zbulon “të fortin” e Peshkopisë që u kap sot bashkë me Çapjat (EMRI)

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në “Repolitix”, tha se arrestimi i Florenc Çapajt sot në Elbasan, në megaoperacionin e koduar “Krasta”, nuk është gjë e vogël, pasi Çapja vihet në pranga në vitin 2019, për një krim të vitit 2006. Një ngjarje e vjetër kriminale e zbardhur nga hetimet dhe përgjimet e kryera ndër vite.

Gazetari Hoxha shprehu habi se si ka mundësi që në një masë kontrollesh kaq masive në banesa dhe biznese të dy fiseve kundërshtare Çapja – Çela, u sekuestruan një numër i vogël armatimesh, ndërkohë që më shumë pati persona të shoqëruar sesa të arrestuar. Sipas tij mund të ketë ndodhur dekonspirim i aksionit. Megjithatë, për Artan Hoxhën, ky aksion “është një mesazh pozitiv për qytetarët dhe mesazh i fortë kundër krimit”.

Hoxha tha se në mesin e të shoqëruarve është edhe Bledar Muça, i cili ka kundërshtuar forcat RENEA.

Agron dhe Arnold Çapja

“Forcat speciale dhe FNSH të dërguara nga Tirana kanë bastisur të gjithë zonën ku operojnë kryesisht klani Çapja, kanë kapur disa persona, kanë shoqëruar shumë më tepër sesa kanë kapur. Bledar Muça është ndaluar për shkak të kundërshtimit që i ka bërë forcave të policisë, e ka shoqëruar RENEA. Të kontrollosh një numër kaq të madh banesash dhe numri i armëve që janë kapur është shumë i vogël. Që do të thotë që diçka ka punuar aty brenda…Kemi të bëjmë me grupe që kanë mbi dy dekada në aktivitet. Janë kontrolluar edhe bizneset e krahut tjetër, sepse ka dalë edhe një episod i vitit 2013 ku është i përfshirë Suel Çela”, tha Hoxha.

Bledar Muça dhe Florenc Çapja, janë dy personat qe i shpëtuan atentatit më 3 Shkurt të 2016-ës, masakër ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Por Çapja dhe Muça nuk janë bërë vetëm shënjestra atentatesh. Ata kanë qenë të dyshuar edhe për disa ngjarje kriminale të ndodhura në këtë qytet, gjatë viteve të fundit.

Hoxha , solli në vëmendje edhe vrasjen e vitit 2012 të Gentjan Beqirit dhe babait të tij të cilët ishin në arrest shtëpiak në ruajtje nga policia. Edhe kjo ngjarje u zbardh nga hetimet, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim

Çapjat e vrarë në atentat

“Vrasja e vitit 2012 kur u vra Gentjan Beqiri dhe babai i tij ndërsa ishin në arrest shtëpiak me mbrojtjen e policisë. Në 2016-ën Gentjan Beqirin i kanë ekzekutuar edhe vëllain. Po zbërtheve të parën atje zbërthen gjithë ngjarjet. Është qyteti që ka numrin më të madh të vrasjes së policëve. Uroj që ky të jetë fillimi dhe jo fundit, se Elbasani ka nevojë të vë drejtësi për kaq shumë njerëz të vrarë, dhe njerëz që kanë ikur nga Elbasani për t’i shpëtuar këtyre njerëzve”, theksoi Artan Hoxha.

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”./ Shqiptarja.com

Shiko dhe këto

Moisi Habilaj nga Italia shtyn për herë të tretë gjyqin në Tiranë

Është shtyrë për herë të tretë seanca për grupin e Habilajve në Gjykatën për Krimet …