Shtëpia / Aktualitet / 30 qershori/ Rama nis të lërë amanete, i pari në Roskovec si thirrje për luftë

30 qershori/ Rama nis të lërë amanete, i pari në Roskovec si thirrje për luftë

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar sot në takimin elektoral në Roskovec se është kokfortë dhe nuk do të pranoj me asnjë kusht e çmim, shtyrjen e zgjedhjeve përtej datës së përcaktuar, 30 qershor.

Shefi qeverisë madje i luajti të gjitha kartat, kur për herë të parë përmendi edhe burgun për ata që do të bëhen “kurban” të integrimit të Shqipërisë në BE dhe që sipas tij janë katërshja që sot po pengon nga frika e reformës në drejtësi hapjen e negociatave (Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi).

Shefi i qeverisë ironizoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se ka dalë nga rruga, duke u zhytur poshtë e më poshtë. “Shoku im Luli më ka dalë duarsh  dhe që kur ka dalë nga unë po shkon poshtë e më poshtë”, tha Rama.

Por, nga Roskoveci, Rama nisi të lërë edhe amanete, më saktë mesazhe të koduar për mbështetësit e tij, të cilëve u kërkoi të ndalin demokratët që të hedhin në erë procesin më 30 qershor.

“Në fund të fjalimit, unë kam një amanet: Mbani afër komshinjtë demokratë! Mbani afër miqtë demokratë, kolegët apo fermerët në ara që janë me PD. E para: sigurohuni që ata te mos i bien me kokë ‘muri’ të ligjit. E dyta: asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur, do të fitojnë më të mirët, pra kandidatët e Partisë Socialiste. Deri me 30 qershor do të zgjohen me ëndrrën ‘Rama ik’, me 1 korrik do fillojë ‘Luli ik’. Do e fillojnë ata dhe më pas opozita do të rilindë”, deklaroi Edi Rama.

Shiko dhe këto

Deputeti: Rama dhe Basha janë ulur në tryezë, ja kush e pengon marrëveshjen

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri ka komentuar ofertën e Ramës për …