Shtëpia / Sport / Si në kohën e Ronaldos, Bernabeu “shkundet” në prezantimin e Hazard (VIDEO)

Si në kohën e Ronaldos, Bernabeu “shkundet” në prezantimin e Hazard (VIDEO)

Pas 3 Champions League të fituara radhazi nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe me Cristiano Ronaldon si “mbreti” i golave, largimi i të dyve sezonin e shkuar e riktheu Real Madrid në dështimet e së shkuarës.

Tifozët madje në dhjeëtëra ndeshje braktisnin para kohe shkallët e Santiago Bernabeut dhe u mendua se ekipi i Florentino Perez perëndoi, por duket se dështimi aq e pati, pasi Presidenti i n”Los Blancos” ka nisur një fushatë të çmendur blerjesh.

Po aq të çmendur sa ajo e 2009-ës, kur në Madrid zbarkuan dy superyjet e kohës, Kaka dhe Ronaldo.

Dhe blerjet e bujshme duket se kanë rikthyer entuziazmin e dikurshëm te tifozët, të cilët sot në ceremoninë  e prezantimit të Eden Hazard e kanë mbushur plot e përplot stadiumin, duke na kujtuar prezantimin e CR7.

Ylli belg mbërriti në “Santiago Bernabeu”  në 18:00 dhe pasi hodhi firmën në kontratë, nën shoqërimin e Florentino Perez doli përpara tifozëve madrilenë.

28-vjeçari shkelmoi topin e parë si futbollist i Realit nën një atmosferë elektrizuese, ndërsa në tribuna u shkundën si një “tërmet” mijëra tifozë të Real Madridit.

Futbollisti ka zbritur në fushë dhe pasi ka ecur përreth stadiumit teksa ekzekutohej himni, ka ndalur poshtë tribunës dhe ka bërë selfie me popullin “blancos”, teksa më pas ka puthur stemën.

Pikërisht në atë moment “Bernabeu” ka oshëtirë sikur të kishte shënuar golin e parë.

Shiko dhe këto

Si është Georgina në shtrat? I pacipi Ronaldo tregon momentet intime (Foto)

Intervista e Cristiano Ronaldos për gazetarin Piers Morgan vazhdon të bëjë bujë në mediat ndërkombëtare. …