Shtëpia / Sport / Prezantohet Hazard por “Bernabeu” i përgjërohet Perezit: Bli Mbappen! (Video)

Prezantohet Hazard por “Bernabeu” i përgjërohet Perezit: Bli Mbappen! (Video)

Pa dyshim që 13 qershori do mbetet si dita e madhe e prezantimit të Eden Hazard në Madrid, me fanellën e Realit.

Interes i lartë nga tifozët madrilenë që kanë mbushur shkallët e “Santaigo Bernabeu”, plot 50 mijë, por pa mundur të thyejnë rekordin që mban Cristiano Ronaldo, ku në prezantimin e tij morën pjesë 70 mijë madrilenë.

E mesa duket, tifozët e “Los Blancos” presin një tjetër goditje nga presidenti Perez: Kylian Mbappe, është ëndrra e tyre.

“Duam Mbappen, duam Mbappen”, janë disa nga thirrjen që janë dëgjuar në “Bernabeu”, kur Hazard shkelmonte topa drejt publikut të tij.

Shiko dhe këto

Gjesti i gjyqtarit shqiptar bëhet hit botëror, e kopjojnë edhe të huajt (VIDEO)

Ndeshja bamirëse mes ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës kaloi me shumë entuziazëm në …