Shtëpia / Sport / Djali i Arkanit i përgjigjet boksierit kosovar: Le të vijë në Beograd dhe të konfirmojë ato që ka thënë

Djali i Arkanit i përgjigjet boksierit kosovar: Le të vijë në Beograd dhe të konfirmojë ato që ka thënë

Veljko Raznatovic, djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares famëkeqe serbe Ceca, i është përgjigjur Petrit Mazrekaj, boksierit të Austrisë me prejardhje nga Kosova, duke pohuar se ai asnjëherë nuk i ka bërë ofertë zyrtare kosovarit dhe se ky i fundit duhet të bëjë ofertë zyrtare dhe të pranojë të boksojë në Beograd nëse dëshiron luftë në ring në kategorinë super të mesme.

Në një intervistë për mediat serbe të enjten, Raznatovic ka pohuar se asnjëherë nuk kishte dëgjuar për Mazrekaj derisa ky i fundit ka folur në media për të. Ai i ka bërë thirrje kosovarit të shkojë në Bograd dhe ta konfirmojë atë që e ka thënë në media rreth meçit të mundshëm, shkruan Gazeta Express.

“Unë nuk e kam ditur se ai ekziston derisa nuk filloi të flasë gjithfarë gjepurash në ato gazetat e tyre. Unë do të kisha dashur që ai të vijë këtu edhe t’i konfirmojë ato që i ka thënë. Le të bëhet ‘shmeker” dhe le të vijë. Ata duhet t’ia dërgojnë një ofertë zyrtare menaxherit tim Luka Popovic, në këtë mënyrë ata janë vetëm si disa gra dhe gjyshe që pinë kafe e që lehin si disa qenë endacakë”, ka thënë Raznatovic për mediat serbe.

Shiko dhe këto

Si është Georgina në shtrat? I pacipi Ronaldo tregon momentet intime (Foto)

Intervista e Cristiano Ronaldos për gazetarin Piers Morgan vazhdon të bëjë bujë në mediat ndërkombëtare. …