Shtëpia / Aktualitet / “S’pjerdh Iliri nga ODIR-i”, gazetari rikthen 2001: Berisha dhe Meta, asgjë s’ka ndryshuar!

“S’pjerdh Iliri nga ODIR-i”, gazetari rikthen 2001: Berisha dhe Meta, asgjë s’ka ndryshuar!

Kriza politike në Shqipëri sa vjen e thellohet dhe hije frike dhe dyshimi e rrethojnë ecurinë e vendit, pas vendimit të Presidentit ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërkohë që Partia Socialiste është e bindur për të çuar popullin drejt kutive të votimit.

Në kulmin e kësaj përplasje politike, janë gazetarët ata që bëjnë edhe komentet e tyre për mënyrën se si do të vijë zgjidhja.

Ndër ta edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha, i cili me një postim në Facebook rikthen një titull epik të gazetës “Tema” në vitin 2001 dhe më të tregon se situata është e njëjta, s’ka ndryshuar aspak.

“Titulli i gazetës Tema ne vitin 2001 kur kryeminister ishte Ilir Meta… Titulli;”S’pjerdh Iliri nga ODIR-i”… Ne atë kohe opozita e djathte dhe misioni monitorues i ODIR ankoheshin se kryeministri socialist Meta kishin vjedhur zgjedhjet”, shkruan Hoxha, duke kujtuar kohën kur Sali Berisha kërkonte të vinte në pushtet duke anatemuar rezultatin e zgjedhjeve.

Dhe më tej për të plotësuar mozaikun ai shton: “Tani Meta është president dhe po kujdeset qe opozitës se djathte te mos ia vjedhë votat kryeministri Rama i PS-se…”.

“Pra opozita e djathte qe dikur e akuzonte për hajdut votash si kryeministër, sot i ka varur shpresat tek ai për t’ia mbrojtur votat nga hajdutet si president.. Asgjë nuk ka ndryshuar edhe pas 18 vitesh, ….”, thekson ai.

Shiko dhe këto

“Askush nuk mund të …”/ Marsida Qatja “godet” sërish (Foto)

Marsida Qatja foli dje në “Open” në Top Channel për luftën që ndodhi brenda shtëpisë …