Shtëpia / Aktualitet / “Kush janë dy oligarkët pranë Putin që financojnë PD?!”

“Kush janë dy oligarkët pranë Putin që financojnë PD?!”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” deklaroi se PD financohet nga dy oligarkë rusë, që janë njerëz të afërt me Putinin.

Debati:

Taulant Balla: Si s’ke bërë një emision që PD financohet nga një njeri i afërt i Putinit?

Ylli Rakipi: E kam bërë unë, por nuk e ke parë ti. Unë do ta nxjerr pasnesër Lulzim Bashën si ka blerë foto dhe për Edi Ramën sesi është në burg ai tjetri për foton e Ramës me Obamën. Por agjent rus nuk shpik dot.

Balla: Dy oligarkë rusë paguajnë 1 milionë dollarë për një parti politike, që kjo parti përmes këtyre parave të bëjë lobing kundër Shqipërisë, dhe ky nuk përbën lajm, por përbën lajm një përgjim. Jam i mirëinformuar për këtë. Kryetari i opozitës Basha është në hetim në Shqipëri dhe në SHBA për këtë çështje.

Ylli Rakipi: Taulant Balla ka qenë ndër djemtë më të ndershëm. Sot flet kodra pas bregut. Nuk ka lidhje me ligjet fare. Ka 30 vjet që bëjnë pazare me njëri – tjetrin. Pazarxhiu më i madh nga 1991 është Edi Rama. Numri dy i partisë qesh. Gjynah me ty Rudina, rri në këmbë aty gjynah.

Balla: Zgjedhjet më 30 qershor do jenë të ndershme.

Ylli Rakipi: PS do të fitojë 61 bashkitë dhe Taulanti do na përshëndesë edhe ne. Ky është një popull që e ul qafën kur të duash edhe rri Taulant dhe shoku Enver lart.

Shiko dhe këto

Moisi Habilaj nga Italia shtyn për herë të tretë gjyqin në Tiranë

Është shtyrë për herë të tretë seanca për grupin e Habilajve në Gjykatën për Krimet …