Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Kryevepra e humbur e Davinçit përfundon në jahtin e sheikut

Kryevepra e humbur e Davinçit përfundon në jahtin e sheikut

Portreti më i kushtueshëm në histori, “Salvator Mundi’, gjurmët e të cilit humbën në mënyrë misterioze gjatë një shitjeje në ankand nga Christie’s në 2017 në Nju Jork, kanë përfunduar në një jaht gjigand. Sipas faqes ArtNet.com piktura, e cila dyshohet se i dedikohet Leonardo Da Vinci, është në pronësi të princit trashëgimtar saudit, Muhammed bin Salman.

Një tjetër princ saudit, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, mendohet të ketë blerë portretin për llogari të Salman në shifrën stratosferike të 450 milion dollarëve. Jahti i të fortit të Riad gjendet në detin e kuq në liqenin e Sharm El Sheik, sipas informacioneve të mbledhura nga agjensia ‘Bloomberg’.

ArtNet pretendon se ‘Salvator Mundi’ do të qëndrojë në bordin e ‘Serene’ deri në fund të inaugurimit të një ekspozite që sauditët pretendojnë të krijojnë në rajonin e Al Ula. Projekti dyshohet të jetë akoma në fazat elementare.

Shiko dhe këto

Situata qesharake dhe të çuditshme, kur të këput gjumi në punë (Fotot)

Të gjithëve na ndodh të na këputë gjumi nga lodhja. Mund të jemi në punë, …