Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Gjimnazistja jep provimin 30 minuta pasi lind djalin

Gjimnazistja jep provimin 30 minuta pasi lind djalin

Një vajzë e re në Etiopi dha menjëherë provimin e shkollës së mesme, 30 minuta pasi kishte lindur fëmijën. 21-vjeçarja Almaz Derese kishte shpresuar që provimet t’i jepte para se të lindte, por për shkak të Ramazanit, testimet u shtynë. Almaz u detyrua që provimin ta jepte në shtratin e spitalit, vetëm 30 minuta pasi solli në jetë djalin e saj.

Ajo nuk dëshironte që të priste deri vitin e ardhshëm për të dhënë provimin, kështu që vendosi mos ta linte të prapambetur. 21-vjeçarja tregoi për BBC se studimi gjatë periudhës së shtatzënisë nuk ishte i vështirë. Bashkëshorti i saj, Tadese Tulu u shpreh se iu desh që të bindte shkollën për ta lejuar Almaz të jepte provimin në spital.

Në Etiopi është e zakonshme që vajzat braktisin shkollën dhe rikthehen për të përfunduar studimet e lëna përgjysmë. Almaz Derese tashmë dëshiron të nisë një kurs 2-vjeçar që të jetë e përgatitur për në Universitet.

Shiko dhe këto

Pesë ide për të rrethuar veten me gjelbërim në banjën e shtëpisë

Me ardhjen e ditëve të ngrohta dhe të zjarrta, rritet dëshira për banjot dhe dushet …