Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Restaurimi kushtoi 1,5 mln euro/Anija e shekullit të 19 përfundon sërish nën ujë (FOTO)

Restaurimi kushtoi 1,5 mln euro/Anija e shekullit të 19 përfundon sërish nën ujë (FOTO)

Sapo i ishte nënshtruar një restaurimi të shtrenjtë dhe lëshimi i saj në ujë pritej me shumë kërshëri; por nuk që e thënë që anija e shekullit të 19-të e pagëzuar “No 5 Elbe”, të shkëlqente sërish.

Ajo u fundos menjëherë pas përplasjes me një anije tregtare, incident ky që shkaktoi edhe disa të lënduar. Ngjarja ndodhi në ujërat e lumit të Elbës, në Hamburg.

43 personat në bordin e saj u arrit të evakuoheshin në kohë vetëm falë anijeve të tjera në zone. “No 5 Elbe”,  e ndërtuar në 1883-shin, ishte mjeti i fundit lundrues i drunjtë në Hamburg që daton prej asaj periudhe.

“Po të mos ishin ato në afërsi, do të kishte pasur viktima”, tha shefi i zjarrfikësve Wilfried Sprekels, duke iu referuar pranisë së anijeve të shpëtimit, të cilat rastisen aty për shkak të një incidenti të mëparshëm dhe më të vogël në zonë.

Njerëzit u shpëtuan, megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, anija e rrallë u mbulua nga uji. Restaurimi i porsapërfunduar i saj në një kantier detar danez kishte kushtuar plot 1,5 milionë euro. Shpresat ishin që anija të jepej me qira për shëtitje turistike.

 

Shiko dhe këto

Situata qesharake dhe të çuditshme, kur të këput gjumi në punë (Fotot)

Të gjithëve na ndodh të na këputë gjumi nga lodhja. Mund të jemi në punë, …