Shtëpia / Aktualitet / Pasurohet lista me emrat e qeverisë tranzitore, ja cili kabinet mund të drejtojë Shqipërinë!

Pasurohet lista me emrat e qeverisë tranzitore, ja cili kabinet mund të drejtojë Shqipërinë!

Është e bindur opozita shqiptare se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas një deklarate të ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi mund të zhvillohen bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtën e 2019-ës.

Por nga cilët emra do të përbëhej qeveria tranzitore, që mund ta çonte vendin në një proces zgjedhor të lirë, e të ndershëm jo nën darën e krimit, siç pretendon Lulzim Basha se do të ishte me Edi Ramën kryeministër?

Për këtë ka menduar kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili prej dy ditësh vijon të përmend emra në studiot televizive, duke konfirmuar për të disatën herë disa prej tyre, por edhe duke shtuar të rinj nga PD dhe PS.

Nga Arben Malaj, te Rexhep Mejdani por edhe ish-ministri i Jashtëm Bensik Mustafaj dhe Anila Godo, sipas tij janë të denjë për një qeveri tranzitore dhe që mund të bashkëpunojnë me një platformë veprimi.

“Kur unë kam përmendur Arben Malaj, Arta Dade, Rexhep Mejdani, Namik Dokle, Ndre Legisi pra disa autoritete politike të PS nuk është se këndvështrimi im politik është i njëjtë me ta. Por besoj që kanë treguar që kanë autoritet për ti shërbyer interesave të vendit, jashtë këtyre interesave manipulative. Nga ana tjetër kur them Besnik Mustafaj, Anila Godo, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj dhe plot emra të tjerë kanë të bëjnë me disa njerëz që besoj, gjykimi im jam subjektiv ndoshta, kanë një vlerësim nga gjithë opinioni publik për qëndrimet dhe punën e tyre. Pra kanë një lloj integriteti jo vetëm në raportet e brendshme politike, por edhe në raport me opinionin publik. Ka mjaftueshëm njerëz nga të dyja krahët që mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me një platformë të qartë veprimi të qeverisjes për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mediu në RTV Ora.

Shiko dhe këto

‘Jam dhe do të jem kryebashkiake deri në…’, Voltana Ademi i shpall luftë Ramës

Voltana Ademi ka sfiduar sërish shtetin, duke thënë se nuk do të dalë nga zyra. …