Shtëpia / Sport / Legjenda e Dinamos dhe futbollit shqiptar feston 55-vjetorin (Foto)

Legjenda e Dinamos dhe futbollit shqiptar feston 55-vjetorin (Foto)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar legjendën e futbollit tonë Sulejman Demollari. Ky i fundit feston ditën e sotme 55 vjetorin e lindjes. “Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit”, theskon presidenti Meta në shkrimin e tij.

“Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij. Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës.
Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.

Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij”.

Shiko dhe këto

Si është Georgina në shtrat? I pacipi Ronaldo tregon momentet intime (Foto)

Intervista e Cristiano Ronaldos për gazetarin Piers Morgan vazhdon të bëjë bujë në mediat ndërkombëtare. …