Shtëpia / Aktualitet / E trishtë! Shqiptarët në radhë për të emigruar, ja ç’po ndodh te ambasada e Gjermanisë (FOTO)

E trishtë! Shqiptarët në radhë për të emigruar, ja ç’po ndodh te ambasada e Gjermanisë (FOTO)

E trishtë! Vetëm kështu mund t’i komentojmë këto foto, që objektivi i LSA ke realizuar sot (në një ditë të zakonshme dhe me reshje shiu) pranë ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Aty shihen dhjetëra të rinj në radhë, por edhe mosha më të thyera bashkë me ta, për të pritur “mundësinë e artë”, atë të largimit nga Shqipëria.

Të gjithë janë me dosjet e aplikimit për punë në Gjermani gati, dikush për intervistën e fundit e dikush tjetër për të tërhequr vizën që i siguron një të ardhme larg atdheut, por të denjë dhe jo me vuajtje siç ndodh zakonisht këtu.

Këto imazhe të kthejnë në kujtesë radhët e gjata në ambasada, kur shqiptarët prisnin për të marrë vizën për të udhëtuar jashtë.

Shiko dhe këto

Disa grabitje në jug të vendit, “skifterat” bëjnë kërdinë

Me ardhjen e pushimeve dhe rritjen e numrit të turistëve duket se edhe “skifterat” kanë …