Shtëpia / Sport / Dhurata e Gaz Demit për titullin, shihni autobusin luksoz të Partizanit (FOTO)

Dhurata e Gaz Demit për titullin, shihni autobusin luksoz të Partizanit (FOTO)

26 vite pritje për të festuar si Kampionë të Shqipërisë morën fund për Partizanin fundjavën që lamë pas, teksa me një fitore 2-1 në derbin me Tiranën, “Demat e Kuq”  thyen “mallkimin” historik.

Ata janë fituesit e padiskutueshëm të sezonit 2018-2019 në futbollin shqiptar, teksa prej nisjes së kampionatit kanë qenë gjithmonë të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit.

Por përveç trofeut që pritet të zbarkojë në zyrat e të kuqve pas ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër, një dhuratë i është bërë lojtarëve nga Presidenti Gaz Demi.

Pas shumë vitesh, Partizani ka ndërruar kështu edhe autobusin, duke u pajisur me një “bishë” të vërtetë që i shkon për shtat një skuadre me petkun e kampionit.

Të dielën, “Demat e Kuq” iu drejtuan stadiumit “Selman Stërmasi”, në vigjilje të derbit të madh të kryeqytetit me autobusin e ri, i cili është i një prodhimi të viteve të fundit.

Në sy ra dekorimi i tij, me një logo gjigande të Partizanit në të dyja krahët, ndërsa nuk mungon as simboli i demit dhe gjithçka dominohet nga një e kuqe përvëluese.

Shiko dhe këto

Reja dhe Salihi projektojnë të ardhmen e Kombëtares

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja ishte i pranishëm në tribunën Vip të …