Shtëpia / Politika / “Tradhtoi” PD, nënkryetari i Xhelal Mizut i premton votën Ramës me një kusht

“Tradhtoi” PD, nënkryetari i Xhelal Mizut i premton votën Ramës me një kusht

Ai mund të cilësohet si një nga “tradhtarët” më të mëdhenj të PD-së pasi, kishte marrë vazhdimisht pjesë në protestat para Parlamentit dhe Kryeministrisë nga janari në prill përkrah kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Po flasim për Korab Litën, i cili pasi pranoi mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës u betua sot si deputet në Kuvend. Teksa jashtë salle të rinjtë e FRPD sulmuan atë dhe “dezertorët” e tjerë me parullën “Shesim mandat,1 mandat 300 mijë euro”, ish-nënkryetari i Bashkisë Kamëz, bëri brenda Parlamentit “avokatin” e opozitës.

Pas betimit, Lita doli në foltore dhe tha se ashtu si demokratët që protestojnë jashtë, edhe ai kërkon largimin e qeverisë, por duke e luftuar nga brenda.

“Ju keni shumicën falë votave të blera dhe të marra me presion. Mund të qeshni se këto fjalë nuk kanë asgjë të re. Unë do të mundohem të sjell prova si dje ku i keni vjedhur votat. Pas çdo proteste mbushni qelitë me njerëz të pafajshëm. Shqipëria ka një sistem që legjitimon sistemin e njëshit. Ky sistem për fat të keq është miratuar me marrëveshjen e dy palëve. Unë deri dje isha në protestë, mund të isha sërish atje, po vendosa që luftën ta bëj nga parlamenti. Pas konsultimit me të gjithë njerëzit e mi në Kamëz vendosa që të jem në parlament”, tha ai.

Por pasi sulmoi qeverinë e Edi Ramës, ai theksoi se mund të bashkojë votat me ta por vetëm me një kusht. Dhe kushti është, që vota e tij të shërbejë për të vendosur një kod të ri zgjedhor, e më pas Parlamenti të shpërbëhet për zgjedhje të parakohshme.

“Ata që protestojnë jashtë janë miqtë e mi dhe duan që qeveria të largohet sa më shpejt. Sot ka mijëra socialistë që dëshirojnë largimin tuaj. Ju duhet të ndryshoni ligjin zgjedhor. Unë deklaroj se do të bashkoj votën me ju nëse do të ndryshoni ligjin zgjedhor. Do i hapej rruga përfshirjes në jetën publike të personave me integritet të lartë. Do të bashkoj votën me ju nëse ndryshoni sjelljen me votën. Kuvendi duhet të miratojë ligjin zgjedhor dhe më pas Kuvendi të shpërndahet”, deklaroi Lita.

Shiko dhe këto

Basha: Grabitja zbuloi fakte tronditëse, kompania në bashkëpronësi të njeriut të PS, gruaja e tij…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka fajësuar direkt kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e 10 milionë eurove …