Shtëpia / Aktualitet / Tepelenë/ Shefit të krimeve i digjet makina poshtë pallatit (EMRI)

Tepelenë/ Shefit të krimeve i digjet makina poshtë pallatit (EMRI)

Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme, makina tip “Ford” në pronësi të shefit të krimeve në Policinë e Tepelenës është djegur, teksa ka qenë e parkuar poshtë pallatit.

Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 05:00, në lagjen “15 shtatori”, ku edhe banon Gentjan Shehu.

“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qenë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para procedurale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental (defekt elektrik)”, njofton policia.

Shiko dhe këto

Rrëfimi drithërues/ Alvini ka plagë të tmerrshme në trup

Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë ekskluzive në Open …