Shtëpia / Sociale / “Sezonin e zgjatët vetë”, Rama batuta në QS: E çfarë vape do jetë këtë korrik!

“Sezonin e zgjatët vetë”, Rama batuta në QS: E çfarë vape do jetë këtë korrik!

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan një takim me disa studentët në Qytetin Studenti, ku premtuan ndër të tjera ndërtimin e Kampusit Universitar brenda mandatit të ardhshëm në krye të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama nuk kurseu as batutat me të rinjtë duke u kujtuar sezonin e provimeve, që do të zgjatet deri në korrik për shkak të protestave që u zhvilluan.

Rama: Do vazhdojmë punën me dhomat kur ju të na jepni mundësinë. Sezonin e zgjatët vetë, bravo ju qoftë…

Veliaj: Kur mbaron tamam, në mes të korrikut?

Rama: 21 korrik. Si dihet mund të bëhet dhe ndonjë bllokim tjetër rrugës dhe mund ta shtyjmë dhe në gusht, nuk ka problem, aty e keni. E zgjatët vetë, në vend të shkonit në korrik me pushime, të bënit dhe ndonjë punë të mblidhnit ndonjë lekë, do rrini këtu në mes të vapës. E ça vape do jetë këtë korrik…?! Nuk e keni idenë.

Shiko dhe këto

Konviktet/ Veliaj: Ndërhyjmë dhe te UBT! Rama “zotohet”: Kampusi në QS, brenda mandatit!

Menjëherë pas rikonstruksionit të konvikteve në qytetin “Studenti”, Bashkia e Tiranës do të nisë punën …