Shtëpia / Sociale / Konviktet/ Veliaj: Ndërhyjmë dhe te UBT! Rama “zotohet”: Kampusi në QS, brenda mandatit!

Konviktet/ Veliaj: Ndërhyjmë dhe te UBT! Rama “zotohet”: Kampusi në QS, brenda mandatit!

Menjëherë pas rikonstruksionit të konvikteve në qytetin “Studenti”, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin e godinave edhe në Universitetin Bujqësor, të cilat tashmë janë të zaptuara apo të degraduara tërësisht.

Gjatë inspektimit me kryeministrin Edi Rama në godinat 28 nga 29 në Qytetin Studenti që janë rikonstruktuar tërësisht, Veliaj theksoi se të gjithë ato familje të cilat për 30 vjet kanë zënë këto godina do të përfitojnë banesa sociale nga Bashkia dhe dhomat do u kthehen studentëve.

“Deri tani kanë përfunduar 3 konvikte, ndërkohë që kemi në proces 11, dhe pritet të fillojë puna edhe në 5. Kjo na ndihmon pastaj të kalojmë te pjesa e konvikteve në Universitetin Bujqësor, nëse këtu situata ju duket keq, aty është edhe më keq. Konviktet aty janë të zaptuara. Ndërkohë po punohet për lirimin e tyre. Bashkia po jep banesa sociale për ata që i kanë zënë për 30 vite”, tha Veliaj.

Ndërkohë, brenda mandatit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, në zonën e Qytetit Studenti do të ngrihet një kampus i ri universitar, me standardet më moderne europiane.

Në krahun tjetër, kryeministri Rama u zotua se do të hapë kantierin më të madh në arsim, duke investuar në sektorë të ndryshëm.

“Hap pas hapi do kemi kantierin më të madh të investimeve në arsim në të gjithë këto 30 vite.  Do investohet në arsim, siç nuk është investuar ndonjëherë në këtë sektor”, tha Rama.

“Paralelisht po punojmë me Bashkinë e Tiranës me kampusin, është një projekt shumë ambicioz, kemi problem serioz rimarrjen e hapësirave. Po përgatisim edhe gjithë inventarin e nevojshëm për shpronësimet ndërkohë që projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, qoftë të natyrës rekreative, qoftë akademike është duke u realizuar. Me fillimin e mandatit të ri të Bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin. Është një investim goxha i madh por do bëhet. Ashtu siç do fillojnë në fund të këtij viti e në fillim të vitit të ardhshëm investimet e tjera për auditorët etj”, shtoi shefi i qeverisë.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …