Shtëpia / Sociale / “Furtunë” për të punësuarit në shtet, ç’parlajmëroi Braçe dje në tryezën e BE

“Furtunë” për të punësuarit në shtet, ç’parlajmëroi Braçe dje në tryezën e BE

Pak muaj nga afati i paralajmëruar për vendimin e Bashkimit Europian mbi negociatat e integrimit me Shqipërinë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka paralajmëruar një tjetër skaner në administratën publike.

Gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Brace tha se nuk do të ketë vend për partiakët.

“Ne i duam në zyrat e shtetit njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbimin publik pavarësisht bindjeve të tyre politike. Nuk do të tolerohen, nuk do të ndodhë asnjë vonesë apo mosrealizim për shkaqe subjektive. Nuk do të ndodhë dhe për këtë ju garantoj në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, tha Brace.

Reforma në administratën shtetërore është një ndër pesë kriteret e vendosura për Shqipërinë.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …