Shtëpia / Politika / Basha: Grabitja zbuloi fakte tronditëse, kompania në bashkëpronësi të njeriut të PS, gruaja e tij…

Basha: Grabitja zbuloi fakte tronditëse, kompania në bashkëpronësi të njeriut të PS, gruaja e tij…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka fajësuar direkt kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Basha deklaroi se përgjegjësia e sigurisë në Rinas është e shtetit, por për të dytën herë dështoi.

“48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private.

Si për çdo gjë tjetër fajin e ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja. Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ngjarja e rëndë e Rinasit mund dhe duhet të ishte parandaluar, ndërsa pohoi se vrasja dhe rrembi i biznesmenëve dhe bankierëve ka nisur me ardhjen e Ramës në pushtet.

“Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania”, theksoi ai.

Basha kujtoi se truri i bandës, Admir Murataj ishte prej 6 vitesh në kërkim, por nuk u kap.

“Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin në thyerje të kushtetutës si kryetar të këshillit mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, kohë që u grabit dy herë. Ndërkohë që kompania merr 5 euro nga çdo qytetar që kalon në Rinas por nuk siguron asgjë. Kompania figuron të jetë në bashkëpronësi të njërit prej njerëzve më të afërt të PS, avokatit Eno Bushit, i njohur edhe si avokati i Riformatos, pilotit që u rrëzua me avionin plot me drogë në Divjakë, kurse bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e agjencisë nacionale të trafikut ajror”, tha Basha.

Shiko dhe këto

Basha zbulon fakte tronditëse nga grabitja në Rinas!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka fajësuar direkt kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e 10 milionë eurove …