Shtëpia / Politika / Apeli i SHBA-së: Korrupsioni, problematik për investitorët e huaj

Apeli i SHBA-së: Korrupsioni, problematik për investitorët e huaj

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Koski në një takim me Dhomën Amerikane të Tregëtisë u shpreh se korrupsioni në porte dhe kontrolle kufitare në Shqipëri mbetet një ndër faktorët më problematik për investitorët e huaj.

“Korrupsioni në porte dhe në pikat e kontrollit kufitar është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare. Si dhe një problem që u përmend në indeksin e Dhomës Amerikane të këtij viti, – tha Koski. – Nëse zyrtarët e korruptuar të doganave nuk duhet të bëjnë punën e tyre, një sistem ligjor i reformuar do t’i largojë ata për të krijuar hapësirë për njerëz me reputacion që do të bëjnë punën. SHBA-të kanë besim që Reforma në Drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, të lirë nga korrupsioni. Kjo do të jetë më lirë për bizneset tuaja dhe kompanitë amerikane që duan të investojnë këtu”.

 

Shiko dhe këto

Basha: Grabitja zbuloi fakte tronditëse, kompania në bashkëpronësi të njeriut të PS, gruaja e tij…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka fajësuar direkt kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e 10 milionë eurove …