Shtëpia / Sociale / “Top Story”, serverat e një kabllori të paligjshëm në Elbasan në një kasolle!

“Top Story”, serverat e një kabllori të paligjshëm në Elbasan në një kasolle!

Raste të pazakonta, “Top Story” gjeti kudo në Shqipëri. Kamera e emisionit u ndal në një kasolle të vogël, me antena satelitore. Ajo ndodhet pranë ish-Stacionit të Trenit në Qukës.

Aty janë të vendosura serverat e televizionit kabllor “Elbasan Cable”. Ai është në pronësinë e zotit Altin Çobo. Ky subjekt bën pjesë në listën e atyre që nuk kanë asnjë kontratë me Digitalb.

Por, në një vëzhgim të shpejtë që “Top Story” bëri në një televizor të zonës, na rezultoi se ky kabllor piratonte kanalet Top Channel, News 24, Klan Plus, Klan HD.

Kjo është tabela e verifikuar nga punonjësit e Digitalb në terren, për piratuesit e kësaj platforme. Janë 20 subjekte të verifikuara vetëm këtë vit, në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Pra, pirateria televizive nuk është aspak problem të verifikohet. Ajo që mbetet problem është goditja e saj. Kjo detyrë bie mbi Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …