Shtëpia / Sociale / “Top Story”, kabllori pirat “Poja” ofron shërbim të paligjshëm në Fier

“Top Story”, kabllori pirat “Poja” ofron shërbim të paligjshëm në Fier

“Top Story” ndaloi në fshatin Pojan të Fierit, pjesë e Njësisë Administrative Ndërmënas. Në këto fshatra ushtron aktivitetin e tij televizioni kabllor “Poja”.

“Top Story” futet në disa shtëpi dhe dyqane të fshatit, ku rezulton se ky kabllor piraton një pjesë të mirë të kanaleve, si Top Channel, News 24, Klan, Bang Bang, Top News, Abc News dhe shumë të tjerë.

“Ne paguajmë 6.000 lekë të vjetra në muaj, e kanale sa të fusin ata…5,10, 15, 20. Ata thonë 32 kanale, por aty nuk janë 32. Ata e kanë qendrën në komunë. Nuk i njohim si njerëz, por e dimë që aty e kanë qendrën”, thotë një banore.

Pirateria televizive është një dëm i madh financiar për kompanitë televizive, buxhetin e shtetit dhe xhepin e familjarëve.

“Këto shërbime shpeshherë nuk janë të ligjshme. Nuk është fare i mbrojtur, as i sigurtë dhe as i ligjshëm. Qytetari ndoshta nuk e di këtë gjë, sepse ndoshta nuk është thelluar shumë në zgjedhjen që ka bërë. Ky shërbim mund të ndërpritet dhe shpenzimi mund të shkojë dëm. Shërbimi mund të shkëputet nga moment në moment”, tha Xhimi Tugu, shef i Distribucionit në Digitalb.

Por gjithashtu, vetëm familjarët të cilët pranojnë të paguajnë një kompani pirate janë duke kryer një vepër penale.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …