Shtëpia / Bota / Pasojat e ndarjes, 50-vjeçari djeg makinën me ish të dashurën brenda (FOTO)

Pasojat e ndarjes, 50-vjeçari djeg makinën me ish të dashurën brenda (FOTO)

Një zënkë midis një gruaje dhe ish të dashurit të saj gati sa nuk ka përfunduar me një tragjedi në Vercelli të Italisë. 41-vjeçarja Simona Roça u sulmua të hënën në mëngjes në parkingun e një qendre tregtare nga një burrë me të cilin kishte pasur një lidhje, me këtë të fundit që i vuri flakën makinës së saj në momentin që ajo ndodhej brenda mjetit.

Simona ndodhej ende brenda në kabinë kur flakët shpërthyen. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në parkingun e “Carrefour”, pak pasi 50-vjeçari Mario D’Uonno, një ish-roje sigurie ta kishte sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.

41-vjeçarja u shpëtua nga 118 dhe u transportua në kushte shumë serioze në spitalin e Vercellit, ku më pas mjekët vendosën ta transferonin në Cto të Torinos.

Gruaja ka marrë djegie në fytyrë, qafë, shpinë dhe këmbë, duke bërë që gjendja e saj të mos jetë premtuese sipas mjekëve.

Dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar, por nga hetimet besohet se dhuna e D’Uonnos erdhi pasi ai kishte refuzuar të ndahej nga Simona.

Të dy ishin ndarë shumë kohë më parë dhe gruaja kishte denoncuar tashmë ish-partnerin për ngacmime. 50-vjeçarit me dekret të gjyqtarit i ishte ndaluar t’i afrohej asaj.

Ndërkohë, sipas një rindërtimi të ngjarjes nga karabinierët, Simona punonte në qendrën tregtare si shitëse në dyqanin e Oviessës dhe sapo mbërriti në parkingun e saj, u sulmua nga ish i dashuri, i cili më pas i vuri zjarrin makinës ku ndodhej ajo.

Shiko dhe këto

Shqiptarë kujdes, ja si do e pësojnë azilkërkuesit mashtrues në Gjermani

Rregullat dhe qasja e re e Gjermanisë ndaj emigrantëve janë sa toleruese aq edhe me …