Shtëpia / Kulture / Mbretëresha e skenës operistike Ermonela Jaho mahnit Londrën

Mbretëresha e skenës operistike Ermonela Jaho mahnit Londrën

“Mbretëresha e skenës operistike Ermonela Jaho mahnit Londrën. Faleminderit që ekziston”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, bri videos ku shfaqet sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, në skenën e «Covent Garden» në Londër ,teksa interpreton orët e fundit të Violetës tek “Traviata”.

Videoja ku Jaho është e shndërruar e gjitha në një Violetë tragjike, është bërë publike nga Royal Opera Houese me shënimin: “ Pasion dhe intensitet. Dëshmi që opera është forma e fundit e artit. Interpretimi emocional i Ermonela Jahos pasi ka dhënë 100 për qind në interpretimin e “La Traviata”. Nuk është hera e parë që Ermonela Jaho vlerësohet për interpretimin që i bën Violetës. Më vitin 2011 “Classicalify” një website që ndjek me vëmendje muzikën klasike, do të shkruante kështu, për interpretimin e sopranos shqiptare në skenën e Stokholmit.

“Ermonela e ka luajtur shpesh rolin e Violetës, por Violeta që ajo u dha stokholmasve ishte e veçantë; kish vite që një Violetë e tillë nuk ishte parë në skenat e kryeqytetit suedez”, shkruante “Classicalify”, duke këshilluar lexuesin e tyre se, “Nëse s’mundeni ta shihni këto ditë të dhjetorit Ermonela Jahon, mund ta kapni atë në Londër në janar, ose në Vienë në maj-qershor”.

Vetë artistja, në intervista është shprehur se roli i Violetës është ndër më të dashurit për të. Numërohen më shumë se 228 interpretime të saj në këtë rol në skena të njohura botërore, që kanë marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika. “Kjo është opera me të cilën kam thurë ëndrrën për tu bërë këngëtare lirike dhe sa herë këndoj këtë rol shoh ëndrrën e Ermonelës në vite , mënyrën e përjetimit të saj në tërë këto vite, paralelisht me jetën time”, do të shprehej vetë Jaho në një intervistë.

//www.instagram.com/embed.js

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Lleshanaku mes 5 finalistëve për “PEN Amerika 2019”

“Hapësira negative” i Luljeta Lleshanakut i përkthyer nga Ani Gjika, dhe i botuar nga Shtëpia …