Shtëpia / Sport / Sa shumë trafik në “Milanelo”, “Djalli” ka arkëtuar 35 milionë euro nga shitjet

Sa shumë trafik në “Milanelo”, “Djalli” ka arkëtuar 35 milionë euro nga shitjet

 

Skuadra spanjolle Alavesh ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me Milanin për blerjen e mbrojtësit Rodrigo Eli. 23- vjeçari ka nënshkruar kontratë me Alaveshin për katër sezone. Braziliani ishte transferuar edhe më parë tek Alaveshi, në janar të këtij viti në formë huazimi, por klubi spanjoll vendosi që ta blejë përfundimisht lojtarin.

Eli kishte zbarkuar në Milano në vitin 2012 nga skuadra e Gremios, por mes huazimesh të shumta nuk mundi të zbresë shpesh në “San Siro”. Ai është lojtari i pestë që i largohet “Djallit” gjatë merkatos së kësaj vere. Përpara tij ishin larguar Lapadula, De Shiljo, Kuçka dhe Vangioni.

Me Montelën, që ankohet për organikë të mbipopulluar, këto largime të shoqëruara me arkëtime përbëjnë një lajm shumë të mirë. Deri tani kuqezinjtë nga pesë të sipërpërmendurit kanë arkëtuar jo pak, por 35 milionë euro, të cilat do të investohen rishtazi në merkato për të afruar një mesfushor ose sulmuesin e shumëkërkuar nga trajneri.

Përveç pesë të larguarve, duke i shitur Milani ka larguar edhe 12 futbollistë që nuk kanë plotësuar kushtet e Montelës për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin e ri. Polit dhe Hondës nuk iu ofrua rinovimi, ndërsa të rinjve si Plicari apo Haxhiosmanoviç iu dha mundësia e huazimit për të shtuar bagazhin e përvojës.

Bertolaçi përbën një rast unik nga të gjithë të larguarit pasi Milani investoi 25 milionë euro për ta blerë, por lojtari nuk e justifikoi kurrë investimin gjatë kohës që luajti në “San Siro”. Të tjerë si Mati Fernandez, Okampos, Pasaliç thjesht përfunduan kohën e huazimeve të tyre dhe u kthyen në skuadrat që kanë pronësinë e kartonëve, shkruan PanoramaSport.

Deulofeu i ndarë mes dy klubeve ishte shumë e vështirë për t’u mbajtur në Milano, pavarësisht dëshirës së vetë lojtarit dhe krerëve kuqezi, ndërsa De Shiljo ishte i vetmi që kërkoi dhe mori largimin e shumëpritur nga skuadra që e bëri të njohur.

MERKATO E MILANIT

TË SHITUR

Kuçka (6 mln €)

Lapadula (13 mln € )

De Shiljo (12 mln €)

Vangioni (1 mln €)

Rodrigo Eli (3 mln €)

TË AFRUAR

Gabriel (p)

Hoze Mauri (m)

Niang (s)

Zigoni (s)

Muzakio (mb)

Rodriguez (mb)

Konti (mb)

Kesi (m)

Andre Silva (s)

Borini (s)

Çalhanoglu (m)

  1. Donaruma (p)

Bonuçi (mb)

Bilja (m)

TË LARGUAR

Honda (m)

Pasaliç (m)

Deulofeu (s)

Mati (m)

Okampos (s)

Poli (m)

Plicari (p)

Haxhiosmanoviç (m)

Kuçka (m)

Bertolaçi (m)

De Shiljo (mb)

Vangioni (mb)

 

 

 

 

Shiko dhe këto

Sportist i jashtëzakonshëm/ Shërohet nga koronavirusi dhe thyen rekordin e CR7-ës (video)

Blaise Matuidi e ka kaluar pa shumë dëme COVID-19. Ndërsa të shumtë janë ata persona, …