Shtëpia / Editorial / KUR SHTETI VOZIT NË DREJTIM TË GABUAR

KUR SHTETI VOZIT NË DREJTIM TË GABUAR

Fadil LepajaFadil LEPAJA

Imazhi i një veture të policisë së Kosovës e cila me shpejtësi të madhe po ecte nëpër shiritn e gabuar, të autostradës “Merdar-Morinë” pati reflektime të ndryshme në mediat shqiptare, por gallata më e madhe ishte nëpër rrjetet sociale. Disa thoshin se kjo është një video e rrejshme, veç një barcoletë e zakonshme për ku përfolet inteligjenca dhe pregaditja profesionale e efektivit të policisë ndërsa të tjerët e shohin si rrezikim të sigurisë në komunikacion.

Sido që të jetë komunikata zyrtare pak kë e bindi se shteti po e bënë punën e vet. Lajml thotë se nëpër autostradën e kombit, një patrollë e policisë po e ndiqte dikë, duke vozitur në drejtim të kundërt.

Policia e “zellshme” ishte vënë në ndjekje pas disa hajnave të imtë ndërkohë që siç vërejnë kujdestarët në facebook, hajnat e mëdhenjë me eskortë, me përcjellje zyrtare të policisë ecin të papenguar rrugës së vet. E çërse të mos ecin? Tash është koha e pushimeve dhe shteti është në pushim, ndërkohë policia mban kondicionin duke vozitur në drejtim të kundërt.

Shteti në pushim e pushteti në fushatë. Një fushatë sapo është mbyllur dhe tjetra pret të hapet. Portalet janë mbushur me humor për “shacat” dhe të pasmet e këngëtareve të cilat më shumë se për talentin për këngë dallohen për asetet e tyre. Policia u fut krejt papritmas në këtë kolumne, sepse u bë hit virtual duke kryer punën e vet me zell të tepruar dhe rrugë të gabuar, nëkohën kur gjithçka shkon në drejtim tjetër.

Përndryshe nëpër rrjetet sociale deputetët e zgjedhur në legjislativin qëndrorë kanë filluar komedinë e quajtur hyrje në fushatën elektorale për pushtetin lokal. Shumkush do të e krahasonte edhe këtë parafushatë me veturën e zellshme, tepër të zellshme të policisë e cila në mënyrë paradoksale e shpërfaqë pushtetin e krimit në këtë vend.

Kështu deputetët e partisë më të përfolur për korrupcion dhe punësime politike si duket i kanë mbledhur kritikat e deridjeshme ndaj tyre dhe i kanë vënë adresë të re duke e drejtuar kështu krejt fushatën kundër pushtetetit lokal në komunën e Prishtinës, për të zbehur kështu sadopak idenë me të cilën ata dolën si partia më e votuar në vend. Ideja bazë e tyre ishte se pushteti ishte i korruptuar, se ai ishte biznesmeni kryesor në vend dhe se ishte i “kapur” nga krimi. Pra pushteti e kishte kapur shtetin dhe nuk linte që të ndërrohej me rrugë demokratike.

Lufta virtuale PDK-Vetvendosje, përbënë kurrizin e fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale por edhe një luftë të ashpër për krijimin e qeverisë qëndrore për të cilën koalicioni PAN i udhëhequr nga Partia Demokratike pretendon të drejtën e pakontestueshme edhe pse nuk i ka numrat , pra nuk ka votat e mjaftueshme pa e thyer barierën morale që është vendosur në mes tyre dhe Vetvendosjes e cila si partia me më shumë vota konsideon veten fituese morale e këtyre zgjedhjeve.

“E përjetuam edhe këtë, që partia demokratike të përflas dikë për korrupsion dhe punsime të militantve” po thoshte një qytetar duke e përcjellur lajmet e ditës ku lexuesi i lajmeve në televizion, përplot eufori po citonte postimet në facebook të një deputeti të kësaj partie.

“Në ndërmarrjet publike dhe në institucione punësimet gjithnjë janë bërë nga pushteti dhe kjo është traditë që nga koha e Lidhjes Komuniste të Kosovës. Madje edhe viteve të 90-ta punësimet në arsim dhe institucionet paralele ishin me direktiva partiake” po i vihej përballë në debat një mik i tij. Pas luftës krejt kjo rrodhi ngjashëm. Ndarja e pushtetit politik reflektohej proporcionalisht në punësime po përpiej të arsyetonte , ai.
Ma mbaj djalin, po i thoshte nusja vjehrrës, se po vjen ajo e përdala. Po e shaj unë e para, se kjo ashtu e kështu do të më shaj. Dhe nusja shkruajti një status të fortë. E shau përpara.

Tash duke ndjekur këtë logjikë, kush shan i pari është në rregull?!
Pushteti i sharë ka filluar të dëshmojë se ka kapacitete të shaj më shumë se oppzita. Mjafton që krejt kjo të përsëritet pafundësisht dhe llogaritet se qytetari do të humbë orientimin. Nëse të gjithë janë njejtë, pse na duhen ndërrimet? A janë të gjithë njejtë?
Si të themi: disa në disa mandate e kanë dëshmuar se janë, e disa ende nuk kanë pasur rast !

2 gusht 2017 (gazetakombi.com0

Shiko dhe këto

Letër Kryeministrit…

  Letër kryeministrit, Dole dje dhe deklarove se me pikatore do të zbutësh masat shtrënguese …